ÇUDI NË PD MALIQ/ KATËR DITË NGA ZGJEDHJET, ENDE NUK PUBLIKOHEN REZULTATET E KRYESISË SË DEGËS

ÇUDI NË PD MALIQ/ KATËR DITË NGA ZGJEDHJET, ENDE NUK PUBLIKOHEN REZULTATET E KRYESISË SË DEGËS

Procesi zgjedhor për kryesinë e degës së Partia Demokratike në Maliq është shoqëruar me mungesë transparence.

Kuvendi i degës së PD Maliq u zhvillua më 17 maj 2026, me qëllim zgjedhjen e kryesisë së re të degës. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar katër ditë nga procesi, rezultatet zyrtare dhe lista e fituesve ende nuk janë bërë publike. Edhe sot, më datë 21 maj, jashtë çdo rregulli statutor dhe rregulli bazik për zgjedhje, kryetari i rizgjedhur (në të vërtetë i riemëruar nga Ivi Kaso) Nevjon Kodrasi nuk nxjerr rezultatet dhe listën e fituesve.

Nisur nga kjo lindin disa pyetje:

  1. Pse duhet të kalojnë disa ditë për të shpallur një rezultat të thjeshtë zgjedhor?
  2. Pse mbahet i fshehtë rezultati i zgjedhjeve?
  3. Kush janë kandidatët fitues dhe sa vota kanë marrë?
  4. A ka pasur manipulime në procesin e votimit?
  5. Pse anëtarët e PD Maliq nuk janë informuar ende?
  6. Kush e pengon transparencën në një proces të brendshëm partie?
  7. A është respektuar statuti i partisë në këtë proces?

Është e qartë se kjo situatë bie ndesh me rregullat statutore dhe standardet bazë të një procesi zgjedhor transparent. Mbetet të shihet reagimi publik i strukturave të kësaj dege, gjithmonë nëse do ketë…

© E drejtë e autorit: Fakti News

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *