Bashkimi Europian ka emëruar diplomaten portugeze Sofia Moreira de Sousa si kreun e ri të Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Aktualisht, Moreira de Sousa shërben si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali. Më herët, ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme diplomatike, përfshirë edhe detyrën e Ambasadore së Bashkimit Europian në Kepin e Gjelbër, duke ndërtuar një karrierë të gjatë në shërbimin e jashtëm europian.
Ajo do të zëvendësojë italianin Silvio Gonzato, i cili pritet të përfundojë mandatin e tij në Tiranë në fund të verës.
Emërimi i ri vjen në kuadër të rotacionit diplomatik të Bashkimit Europian në delegacionet e tij në vendet partnere, ndërsa Shqipëria mbetet një nga prioritetet kryesore të zgjerimit të BE-së në rajon.
