Ballkani është përballur me një ndëshkim të rëndë nga UEFA për shkak të detyrimeve financiare të papaguara brenda afateve të përcaktuara.
Klubi nga Suhareka është gjobitur me 200 mijë euro, ndërsa në vendimin e bërë publik më 11 qershor është paralajmëruar se rrezikon përjashtimin nga garat europiane nëse përsërit të njëjtën shkelje gjatë periudhës së provës në dy sezonet e ardhshme.
Sipas njoftimit të UEFA-s, masa disiplinore lidhet me mospërmbushjen në kohë të detyrimeve financiare, një shkelje që ka tronditur ambientin brenda klubit kosovar, i cili vitet e fundit është shndërruar në një nga përfaqësuesit më të suksesshëm të futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Pavarësisht këtij zhvillimi, Ballkani vijon përgatitjet për pjesëmarrjen në raundet kualifikuese të Ligës së Konferencës, me synimin për të siguruar një tjetër ecuri pozitive në Europë.
Megjithatë, drejtuesit e klubit do të duhet të tregojnë kujdes maksimal në administrimin financiar, pasi çdo shkelje e ngjashme gjatë dy sezoneve të ardhshme mund t’i kushtojë Ballkanit me përjashtimin nga kompeticionet e organizuara nga UEFA.

NJOFTIMI I UEFA-s:
Gjatë sezonit 2025/26, shtatë klube iu nënshtruan procedurave para Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s(CFCB) për shkak të detyrimeve të prapambetura ndaj klubeve të tjera, punonjësve dhe/ose autoriteteve sociale dhe tatimore.
Dinamo Batumi(Gjeorgji) kishte detyrime të prapambetura në sezonin 2025/26 dhe për këtë arsye u zbatua përjashtimi i parashikuar në vendimin e saj të mëparshëm të marrë në mars 2025. Ky vendim u apelua para Dhomës së Apelit të CFCB-së. Kjo e fundit hodhi poshtë apelin e klubit dhe konfirmoi vendimin për ta përjashtuar nga gara e ardhshme në UEFA për të cilën do të kualifikohej në tre (3) sezonet e ardhshme duke filluar nga viti 2026/27. Çështja mund të apelohet ende para KAS.
Për më tepër, CFCB vendosi gjobat e mëposhtme për klubet:
- CFR 1907 Cluj (ROU) – 200,000 €
- FC Ballkani (KOS) – 200,000 €
- FK Buduçnost Podgorica (MNE) – 95,000 €
- FC Ordabasi Shymkent (KAZ) – 75,000 €
- FK Sarajevo (BIH) – 20,000 €
- Atletik Bilbao (ESP) – 10,000 €
Për shkak të rrethanave rënduese, përkatësisht përsëritjes dhe/ose pagesave të vonuara për më shumë se 90 ditë, katër klubeve të mëposhtme iu shqiptua gjithashtu një përjashtim me kusht nga pjesëmarrja në garën e ardhshme të UEFA-s për të cilën do të kualifikohen:
- CFR 1907 Cluj (ROU) dhe FC Ballkani (KOS), përjashtimi është pezulluar për një periudhë prove prej dy sezonesh dhe do të zbatohet vetëm nëse klubet vonojnë pagesat në sezonet 2026/27 dhe 2027/28;
- FK Buduçnost Podgorica (MNE) dhe FC Ordabasy Shymkent (KAZ), përjashtimi është pezulluar për një periudhë prove prej një sezoni dhe do të zbatohet vetëm nëse klubet kanë pagesa të vonuara në sezonin 2026/27.
Vendimet përfundimtare të arsyetuara dhe detyruese nga CFCB do të publikohen në UEFA.com në kohën e duhur.