Arsenal FC ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit ekuadorian Piero Hincapié, duke aktivizuar klauzolën e blerjes në vlerën e 40 milionë eurove.
24-vjeçari ishte i huazuar nga Bayer Leverkusen dhe gjatë periudhës së huazimit ka lënë përshtypje të mira në skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta.
Hincapié ka regjistruar 39 paraqitje me fanellën e Arsenalit, duke u bërë një element i rëndësishëm i repartit defensiv. Pas paraqitjeve të suksesshme, klubi londinez vendosi të finalizojë transferimin e tij në mënyrë përfundimtare.
Mbrojtja e Arsenalit ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në Premier League gjatë tre sezoneve të fundit, duke kontribuar ndjeshëm në garën për titull, ndonëse klubi ka mbetur pa sukses në Champions League.

