ARBEN Malaj – Të angazhohemi të mundim mbretërinë tonë kryeministrore

ARBEN Malaj – Të angazhohemi të mundim mbretërinë tonë kryeministrore

Modeli hungarez na kujton se revolucionet demokratizuese nuk nisin në pallatet qeveritare, por në kuzhinat e familjeve që nuk mbyllin dot muajin, në kafenetë ku flitet me zë të ulët dhe në mendjet e të rinjve që refuzojnë të emigrojnë.Popujt e Ballkanit kanë vuajtur gjatë nën hijen e “burrave të fortë”. Është koha të kuptojmë se këta autokratë nuk janë pasqyra e forcës sonë, por e dobësisë sonë të përkohshme. Si ne Hungari duhet Bashkimi mbi Ndasitë:Ashtu si në momentet kulminante të historisë hungareze, Suksesi vjen vetëm kur qytetarët bashkohen përtej ideologjive kundër të keqes të përbashkët: Tiranisë.Asnjë mbretëri presidenciale nuk mund të qëndrojë në këmbë nëse populli vendos të mos heshtë më.Liria nuk është një destinacion, është një betejë e përditshme. Nëse Hungaria mundi të sfidonte perandoritë, Popujt e Ballkanit kanë të gjithë fuqinë për të çmontuar neodiktaturat e sotme.Meazhi im qe ne hapat e para ne politike ne 1991 eshte dhe do te mbetet se: Kush shet votën, blen varfërinë!Kush blen votën, thith edhe pikën e fundit të gjakut të të varfërve. Me gjakun e votuesve të varfër, ata ushqejnë pangopësinë e tyre për pushtet dhe ushtrinë e patronazhistëve të kriminalizuar nga përfitimet materiale dhe promovimi në kurriz të më të arsimuarve.Zgjidhni PËRHERË të jeni zotër të fatit tuaj! Te fillojme të angazhohemi që ta mundim mbretërinë tonë kryeministrore, të lyrosur nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, që në zgjedhjet për kryetarët e bashkive 2027!Mirënjohje!

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *