AKTORJA E FILMAVE PËR TË RRITUR I BËN NJË PREMTIM PORTIERIT TË PSG PARA FINALES SË CHAMPIONS-IT

AKTORJA E FILMAVE PËR TË RRITUR I BËN NJË PREMTIM PORTIERIT TË PSG PARA FINALES SË CHAMPIONS-IT

Portieri i Paris Saint-Germain, Matvey Safonov, është bërë pjesë e një situate të pazakontë në rrjetet sociale para finales së UEFA Champions League Final ndaj Arsenalit.

Aktorja ruse e filmave për të rritur, Mary Rock, e cila deklarohet si tifoze e PSG-së, ka bërë një postim publik ku i ka ofruar një “shpërblim personal” për çdo pritje që portieri do të realizojë në ndeshjen finale, duke e shoqëruar me një mesazh urimi për klubin parisien.

Mesazhi i saj ka marrë shpejt vëmendje në rrjetet sociale, megjithëse Safonov nuk ka dhënë asnjë reagim publik lidhur me këtë deklaratë.

Ndërkohë, përgjigje ka ardhur nga bashkëshortja e portierit, Marina Kondratiuk, e cila përmes rrjeteve sociale ka lënë të kuptohet se deklarata e aktores nuk e pasqyron realisht portierin dhe është një interpretim i tepruar.

Ngjarja ka bërë jehonë në mediat rozë dhe sportive, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara para finales së madhe europiane.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *