AKSIDENT I RËNDË NË JANINË, NË GJENDJE KRITIKE ISH-FUTBOLLISTI

AKSIDENT I RËNDË NË JANINË, NË GJENDJE KRITIKE ISH-FUTBOLLISTI

Ish-mbrojtësi grek Marios Oikonomou është përfshirë në një aksident të rëndë me motor në qytetin e Janina, duke përfunduar në gjendje serioze në spital.

Sipas mediave greke, 33-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2024, është përplasur me një automjet të drejtuar nga një 63-vjeçar pranë spitalit Hatzikosta. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale emergjente.

Pas operacionit, Oikonomou është transferuar në repartin e terapisë intensive në Spitalin Universitar të Janinës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e paqartë.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa lajmi ka shkaktuar reagime dhe mesazhe mbështetjeje nga bota e futbollit dhe klubet ku ai ka luajtur gjatë karrierës së tij.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *