GUARDIOLA I JEP FUND EPOKËS 10-VJEÇARE TE MANCHESTER CITY, RRËFEN PENDESAT E TIJ

GUARDIOLA I JEP FUND EPOKËS 10-VJEÇARE TE MANCHESTER CITY, RRËFEN PENDESAT E TIJ

Pep Guardiola i ka dhënë fund periudhës së tij 10-vjeçare në krye të Manchester City, duke mbyllur një nga epokat më të suksesshme në historinë e futbollit anglez.

Gjatë kësaj kohe, Guardiola ka fituar 20 trofe me klubin, përfshirë edhe tripletën historike në vitin 2023, duke e kthyer Manchester City-n në një nga skuadrat më dominuese në Europë.

Në deklaratat e tij, trajneri spanjoll ka reflektuar edhe mbi disa vendime të karrierës, përfshirë largimin e ish-portierit Joe Hart nga skuadra.

“Ka një keqardhje që e kam thellë brenda vetes… që nuk i dhashë një shans Joe Hart-it të ishte me mua për të provuar veten”, është shprehur Guardiola, duke pranuar se si trajner shpesh duhet të marrë vendime të vështira.

Ai shtoi se ndonjëherë nuk ndihet gjithmonë plotësisht i drejtë në këto vendime, por ato janë pjesë e përgjegjësisë së një trajneri në nivel të lartë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *