IKMT SHEMB BEACH BAR-IN NË JALË, AKSION PËR NDËRTIME PA LEJE NË VIJËN BREGDETARE

IKMT SHEMB BEACH BAR-IN NË JALË, AKSION PËR NDËRTIME PA LEJE NË VIJËN BREGDETARE

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në Vuno, si pjesë e një aksioni të ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Sipas informacioneve paraprake, objekti rezultonte i ndërtuar pa leje në vijën bregdetare, çka ka sjellë ndërhyrjen e autoriteteve për prishjen e tij. Aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar pa incidente.

Burime bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes nuk është regjistruar asnjë kundërshtim nga pronarët apo persona të tjerë të pranishëm në zonë.

Ndërkohë, IKMT ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë edhe në objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare, ku po verifikohen ndërtesa të ndryshme për të konstatuar nëse janë ndërtuar pa leje ose nëse plotësojnë kushtet ligjore për legalizim.

Autoritetet theksojnë se aksionet kanë për qëllim zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit, veçanërisht në zonat bregdetare me rëndësi të lartë turistike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *