PARTIA DEMOKRATIKE EUROPIANE REAGON PËR PROTESTAT NË SHQIPËRI/ “33 DITË PA DIALOG, DEMOKRACIA NUK NDËRTOHET ME SHKOPINJ GOME”

PARTIA DEMOKRATIKE EUROPIANE REAGON PËR PROTESTAT NË SHQIPËRI/ “33 DITË PA DIALOG, DEMOKRACIA NUK NDËRTOHET ME SHKOPINJ GOME”

Partia Demokratike Europiane ka reaguar sërish lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe protestat që prej javësh po zhvillohen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe mungesën e dialogut institucional.

Në një deklaratë publike, kjo forcë politike shprehet e shqetësuar për mënyrën se si autoritetet shqiptare po i përgjigjen revoltës qytetare, duke vënë në dukje kohëzgjatjen e protestave dhe përdorimin e forcës nga policia.

“Tridhjetë e tri ditë pa përgjigje. Tridhjetë e tri ditë pa dialog. Dhe tani, shumë shpesh, me shkopinj gome në vend të dëgjimit. Kjo nuk është mënyra se si sillet një demokraci: pushteti nuk duhet të bëhet kurrë i papërgjegjshëm, i hermetizuar ndaj qytetarëve, dhimbjes dhe pyetjeve të tyre. Shqipëria meriton institucione që përgjigjen, jo institucione që godasin”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike Europiane thekson se, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestave, një element që bie në sy është prania e flamujve të Bashkimit Europian krahas simboleve kombëtare shqiptare.

Sipas saj, kjo dëshmon aspiratën e qytetarëve shqiptarë për integrimin europian dhe për ndërtimin e një demokracie funksionale, duke nënvizuar se vendi i Shqipërisë është në Europë dhe se institucionet demokratike, dialogu dhe përgjegjshmëria mbeten rruga e vetme drejt këtij objektivi.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *