TENSIONE EDHE NDAJ DEPUTETËVE TË OPOZITËS PARA KUVENDIT, PROTESTUESIT THËRRASIN/ “OPOZITË E SHITUR”

TENSIONE EDHE NDAJ DEPUTETËVE TË OPOZITËS PARA KUVENDIT, PROTESTUESIT THËRRASIN/ “OPOZITË E SHITUR”

Tensionet para Parlamentit nuk janë drejtuar vetëm ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, por kanë përfshirë edhe deputetët e opozitës.

Gjatë zhvillimit të tubimit, në ambientet jashtë Kuvendit kanë mbërritur disa deputetë të Partisë Demokratike. Në momentin që janë vënë re nga protestuesit, turma ka reaguar me thirrje dhe koret e tyre janë drejtuar edhe ndaj tyre.

“Opozitë e shitur!”, kanë qenë disa nga thirrjet që janë dëgjuar në drejtim të deputetëve demokratë, ndërsa situata ka reflektuar një zgjerim të pakënaqësisë së shprehur në protestë edhe ndaj përfaqësuesve të opozitës parlamentare.

Ngjarjet janë zhvilluar në një atmosferë të tensionuar përreth Kuvendit, ku protestuesit vijojnë të qëndrojnë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të seancës plenare.

Vijon…

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *