RAMA REAGON PËR PROTESTËN/ “FLAMINGOT DUAN NJË SHQIPËRI MË TË MIRË, SORRAT DHE KORBAT DHUNË DHE KAOS”

RAMA REAGON PËR PROTESTËN/ “FLAMINGOT DUAN NJË SHQIPËRI MË TË MIRË, SORRAT DHE KORBAT DHUNË DHE KAOS”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën qytetare të zhvilluar në Tiranë, duke përdorur një gjuhë metaforike për të ndarë qëndrimet e pjesëmarrësve.

Sipas tij, protestuesit ndahen në dy kategori, të cilat ai i përshkruan si “flamingot” dhe “sorrat me korbat”, duke theksuar se të parët synojnë një Shqipëri më të mirë, ndërsa të dytët, sipas tij, nxisin dhunë dhe kaos.

“Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht kjo: të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat…”, shkruan Rama.

Postimi është shoqëruar edhe me një video-mesazh të moderatorit dhe aktivistit Shpend Gashi, i cili dëgjohet duke thënë se thirrjet për dhunë dhe përshkallëzim nuk përputhen me realitetin e përplasjes me policinë gjatë protestës.

Reagimi vjen pas zhvillimeve të fundit në kryeqytet, ku protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe ndërhyrje të policisë ndaj disa protestuesve.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *