KOEMAN LARGOHET NGA HOLANDA/ PËRGJEGJËSIA BIE MBI MUA

KOEMAN LARGOHET NGA HOLANDA/ PËRGJEGJËSIA BIE MBI MUA

Ronald Koeman nuk do të jetë më trajner i Holandës. Eliminimi i “Tulipanëve” nga Maroku në Kupën e Botës rezultoi fatal për teknikun holandez, i cili ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij të dytë në stolin e përfaqësueses.

Koeman riktheu drejtimin e Holandës në vitin 2023 dhe gjatë mandatit të tij arriti ta çonte skuadrën deri në gjysmëfinalet e “Euro 2024”, duke regjistruar një prej rezultateve më të mira të viteve të fundit për kombëtaren holandeze.

Pas humbjes që i dha fund rrugëtimit në Botëror, trajneri konfirmoi largimin e tij, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për dështimin.

“Vendosa mbrëmë se është koha të largohem si trajner i Holandës. Të gjithë kishim ëndrrën të bënim histori në këtë Botëror, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia bie mbi mua”, deklaroi Koeman.

Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jetë pasardhësi i legjendës holandeze në pankinën e “Tulipanëve”, ndërsa federata pritet të nisë së shpejti kërkimet për trajnerin e ri.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *