PARAGUAI SHPALL FESTË KOMBËTARE PAS ELIMINIMIT TË GJERMANISË NGA KUPA E BOTËS

PARAGUAI SHPALL FESTË KOMBËTARE PAS ELIMINIMIT TË GJERMANISË NGA KUPA E BOTËS

Paraguai ka shpallur festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës 2026, sukses që i siguroi kombëtares kualifikimin në raundin e 16-tave. Vendimi u bë i ditur nga presidenti Santiago Peña vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu entuziazmin për arritjen e skuadrës kombëtare, duke shkruar: “Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, të mallkuar qoftë!”, ndërsa publikoi edhe dekretin për shpalljen e ditës së pushimit.

Më pas, Presidenca e Republikës publikoi një deklaratë zyrtare, ku theksoi se festa kombëtare u dekretua në shenjë vlerësimi për suksesin historik të kombëtares paraguaiane, duke u dhënë mundësi qytetarëve në të gjithë vendin të festojnë këtë arritje.

Paraguai eliminoi katër herë kampionët e botës, Gjermaninë, pas një ndeshjeje dramatike të mbyllur 1-1 dhe të fituar 4-3 me penallti, në një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori. Me këtë triumf, skuadra siguroi kalimin në fazën e 16 më të mirëve të kompeticionit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *