OPERACIONI “IMPLIKIMI” NË TIRANË, SEKUESTROHEN KOKAINË E KANABIS DHE ARRESTOHET 35-VJEÇARI NË BËRZHITË

OPERACIONI “IMPLIKIMI” NË TIRANË, SEKUESTROHEN KOKAINË E KANABIS DHE ARRESTOHET 35-VJEÇARI NË BËRZHITË

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë në Tiranë, të koduar “Implikimi”, duke arrestuar një 35-vjeçar dhe sekuestruar sasi lëndësh narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit në zonën e Bërzhitës është ndaluar shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen.

Në total, policia ka sekuestruar 833 gramë kokainë, 576 gramë kanabis sativa, një shumë parash në euro që dyshohet të jetë përfituar nga aktiviteti kriminal, si dhe një automjet të përdorur nga i arrestuari.

Autoritetet bëjnë me dije se operacioni është pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për identifikimin dhe goditjen e grupeve ose individëve të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *