SKANDAL NË FEDERATËN BRAZILIANE, PRESIDENTI AKUZOHET SE UDHËTOI ME TË DASHURËN NË SHBA ME FONDET E INSTITUCIONIT

SKANDAL NË FEDERATËN BRAZILIANE, PRESIDENTI AKUZOHET SE UDHËTOI ME TË DASHURËN NË SHBA ME FONDET E INSTITUCIONIT

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Samir Xaud, është përfshirë në një skandal mediatik, pasi akuzohet se ka përdorur fondet e federatës për të financuar një udhëtim në Shtetet e Bashkuara me të dashurën e tij.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, Xaud fillimisht udhëtoi drejt Nju Jorkut me partneren e tij, ku të dy janë fotografuar në një darkë romantike në një restorant. Më pas ai u nis drejt Mexico City për të ndjekur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, ku iu bashkua bashkëshortes së tij.

E dashura e presidentit të federatës raportohet të jetë Kamila Kristina Andrade, një emër i njohur në botën e fitnesit në Brazil. Sipas të njëjtave burime, ajo qëndroi për tetë ditë në hotelin “Hyatt Regency Grand Central” në Manhattan, ndërsa rezervimi, i bërë në emër të Samir Xaud, thuhet se kushtoi rreth 11 500 dollarë.

Raportimet shtojnë se, pas qëndrimit në Nju Jork, Xaud u kthye përkohësisht në Brazil për të ndjekur një ndeshje të kampionatit të futbollit për femra, përpara se të udhëtonte drejt Meksikës, ku u takua me bashkëshorten e tij, me të cilën ka tre fëmijë.

Deri më tani, Federata Braziliane e Futbollit dhe Samir Xaud nuk kanë bërë një reagim publik lidhur me akuzat e publikuara në media.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *