Eurodeputetja italiane Cristina Guarda që është pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” ka njoftuar se brenda pak ditësh do të jetë në Shqipëri për çështjen e Zvërnecit.“Pas pak ditësh, ne të Gjelbrit Evropianë do të jemi në Shqipëri. Vijmë tek ju për t’ju mbështetur, për të kuptuar më thellë, pa ndërmjetësim institucional, kuptimin e këtyre protestave: mjedisore, njerëzore, kundër korrupsionit dhe për vetëvendosjen e një komuniteti që nuk i nënshtrohet interesave private dhe spekulimeve” – deklaron ajo në një video të postuar në rrjetet sociale.“Vijmë t’ju takojmë, por edhe për të përcjellë mesazhin që vjen nga komisionet dhe delegacionet evropiane që kujdesen për Shqipërinë, anëtare e të cilave jam unë.Sepse lëvizja e Shqipërisë drejt Evropës dhe hyrja e saj në Bashkim duhet t’u shërbejë njerëzve, për t’i ndihmuar ata të jetojnë më mirë, për të parë të drejtat dhe dinjitetin e tyre gjithnjë e më të njohur.Por Evropa mund të marrë kaq shumë nga shqiptarët. Dhe sot ajo merr një thirrje zgjimi: ato të drejta, mbrojtja njerëzore dhe mjedisore, nuk mund të merren si të mirëqena. Ato duhet të vazhdojnë të njihen, respektohen dhe mbrohen. Shihemi shumë shpejt” – deklaron eurodeputetja italiane.

