MAJLINDA BUFI PARA GJKKO, SPAK KËRKON 1 VIT E 6 MUAJ BURG PËR KRYEBASHKIAKEN E ROSKOVECIT

MAJLINDA BUFI PARA GJKKO, SPAK KËRKON 1 VIT E 6 MUAJ BURG PËR KRYEBASHKIAKEN E ROSKOVECIT

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për seancën e radhës gjyqësore në ngarkim të saj.

Bufi akuzohet për “përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”. SPAK ka kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.

Majlinda Bufi akuzohet se, në cilësinë e kryetares së bashkisë, i ka kërkuar një personi të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave të tjera, duke e kërcënuar.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *