Pak orë pas operacionit të zhvilluar nga SPAK dhe BKH në qarkun e Korçës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë publike detaje shtesë lidhur me masat e sigurisë të vendosura ndaj dy ish-zyrtarëve rajonalë në varësi të saj.
Sipas njoftimit zyrtar, GJKKO ka caktuar tre masa sigurie, ku përfshihen “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj është vendosur masa “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, me detyrimin për të dorëzuar dokumentet e udhëtimit dhe për të mos u larguar nga territori i Shqipërisë.
Ndaj ish-drejtorit rajonal të AMP, Klevis Ramadan Hoxha, janë vendosur masat “paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, me detyrim paraqitjeje një herë në muaj.
Po ashtu, ndaj ish-shefit të sektorit të AMP, Devis Ramadan Ago, është caktuar masa “paraqitje në Policinë Gjyqësore”.
Hetimet lidhen me dyshime për shpërdorim detyre, ndërsa në kuadër të operacionit janë ushtruar edhe kontrolle banesash nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

