Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është goditur nga një sulm me raketa në orët e para të mëngjesit, duke aktivizuar sirenat e alarmit për sulm ajror në të gjithë qytetin.
Sipas raportimeve nga terreni, pak pas alarmit u dëgjuan zhurma raketash dhe më pas të paktën dy shpërthime të fuqishme. Banorët janë detyruar të lënë banesat dhe të strehohen në bunkerë dhe strehimore publike.
Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi zonat e goditura apo mbi viktima të mundshme dhe dëme materiale. Shërbimet e emergjencës dhe mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës.
Sulmi vjen në një fazë të gjatë të luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë, ndërsa intensiteti i sulmeve ajrore dhe bombardimeve ka mbetur i lartë, duke prekur rëndë popullsinë civile në disa rajone të vendit.

