AKSIDENT PRANË SYRIT TË KALTËR, DY TURISTË BIEN ME MOTOR NGA 15 METRA LARTËSI

AKSIDENT PRANË SYRIT TË KALTËR, DY TURISTË BIEN ME MOTOR NGA 15 METRA LARTËSI

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Syri i Kaltër, ku dy shtetas të huaj kanë mbetur të lënduar pasi dolën nga rruga me një motor me katër rrota.

Sipas informacioneve paraprake, turistët po udhëtonin me mjetin e tyre kur humbën kontrollin dhe ranë nga një lartësi prej rreth 15 metrash jashtë rrugës.

Personat e parë që u kanë ardhur në ndihmë kanë qenë drejtues mjetesh që po kalonin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, forcat zjarrfikëse, strukturat e Bashkisë Finiq dhe ekipet e ambulancës së Sarandë.

Pas një operacioni shpëtimi që zgjati disa minuta, dy të lënduarit u nxorën nga vendi ku kishin rënë dhe u transportuan drejt spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe ekzaminime të mëtejshme.

Fatmirësisht, sipas burimeve paraprake, të dy turistët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ata janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *