VRITET ME THIKË NË LONDËR KANTAUTORI QË BASHKËPUNOI ME DUA LIPËN DHE JESSIE J

VRITET ME THIKË NË LONDËR KANTAUTORI QË BASHKËPUNOI ME DUA LIPËN DHE JESSIE J

Kantautori i njohur britanik, Talay Riley, i cili ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Dua Lipa dhe Jessie J, ka humbur jetën pasi u godit me thikë në Londër.

Sipas autoriteteve britanike, ngjarja ndodhi më 5 qershor në zonën e Silvertown, në lindje të Londrës. Viktima, emri i vërtetë i të cilit ishte Mark Orabigi, u gjet me plagë të rënda në një kopsht dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Një ekzaminim mjeko-ligjor konfirmoi se shkaku i vdekjes ishin plagët e marra nga goditjet me thikë në gjoks ose në bark. Kjo u bë e ditur gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar në lindje të Londrës.

Lidhur me ngjarjen, tre persona u arrestuan fillimisht nën dyshimin për vrasje, por më pas u liruan pa akuza të mëtejshme ose me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gjatë karrierës së tij, Riley kishte bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, përfshirë Craig David dhe Usher, duke kontribuar në krijimin e disa hiteve të njohura globale.

Policia Metropolitane e Londrës ka bërë të ditur se hetimet po vijojnë me ritëm të shpejtë dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve ose personave që mund të kenë pamje filmike nga zona të kontaktojnë autoritetet për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Shërbimi i Ambulancës së Londrës konfirmoi se në vendngjarje u dërguan ekipe emergjence dhe një njësi e specializuar për trauma, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, artisti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *