Raporti për Kosovën në Parlamentin Evropian është miratuar me një shumicë të konsiderueshme votash, ka bërë të ditur raportuesi për Kosovën, Riho Terras.
Përmes një reagimi në platformën X, Terras njoftoi se raporti mori 412 vota pro, 174 vota kundër dhe 58 abstenime.
“Reformat e vazhdueshme dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore në rrugën drejt BE-së”, shkroi ai në mesazhin e tij.
Raporti vlerësohet si një dokument i rëndësishëm politik që pasqyron qëndrimin e Parlamentit Evropian mbi zhvillimet në Kosovë, duke theksuar nevojën për vazhdimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e dialogut me Serbinë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

