TIRANË/ ARRESTOHET 41-VJEÇARI I KËRKUAR PËR PLAGOSJE TË DYFISHTË

TIRANË/ ARRESTOHET 41-VJEÇARI I KËRKUAR PËR PLAGOSJE TË DYFISHTË

Policia e Tiranës ka arrestuar në kryeqytet një 41-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë, i cili u kap duke lëvizur i armatosur.

I arrestuari, Ylli Murati, u ndalua gjatë një operacioni policor në Tirana.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë me krehër dhe municion, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë të ftohtë (thikë), një sasi të dyshuar kokaine, si dhe automjetin tip “Benz” që drejtonte i arrestuari.

Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij dhe lidhjeve të mundshme me ngjarje të tjera kriminale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *