AUSTRIA E NIS ME FITORE BOTËRORIN

AUSTRIA E NIS ME FITORE BOTËRORIN

Austria e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, duke triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Jordanisë në ndeshjen e parë të grupit.

Ky sukses ka një rëndësi të veçantë për përfaqësuesen austriake, e cila rikthehet te fitorja në një fazë finale Botërori për herë të parë që nga viti 1990. Ekipi i drejtuar nga Ralf Rangnick dha sinjale të qarta se synon të jetë një nga surprizat pozitive të turneut.

Megjithatë, fitorja nuk erdhi lehtësisht. Jordania zhvilloi një ndeshje të guximshme dhe krijoi vështirësi të shumta për austriakët. Austria kaloi në avantazh në pjesën e parë falë golit të Schmid, por kundërshtari reagoi mirë dhe arriti të barazonte në pjesën e dytë me anë të Oluan.

Kur Jordania po kalonte momentin e saj më të mirë në lojë, erdhi episodi që ndryshoi rrjedhën e takimit. Al Arab devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë Austrisë avantazhin 2-1.

Në minutat e fundit, veteranit Marko Arnautoviç iu dha mundësia të vuloste suksesin nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi nuk gaboi, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 3-1.

Falë këtij triumfi, Austria e nis turneun me tre pikë dhe barazohet me Argjentinën në krye të grupit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e ardhshme të Botërorit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *