Norvegjia e ka nisur në mënyrë spektakolare rrugëtimin e saj në Botërorin 2026, duke mposhtur Irakun me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e parë të grupit. Protagonisti absolut i sfidës ishte Erling Haaland, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje bindëse.
Sulmuesi i Norvegjisë ishte vendimtar që në pjesën e parë, duke tundur dy herë rrjetën dhe duke neutralizuar barazimin e përkohshëm të Husein për Irakun. Njëri prej golave erdhi edhe pas një gabimi të rëndë të portierit kundërshtar, të cilin Haaland e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë.
Iraku tentoi të rikthehej në lojë dhe krijoi disa raste për të barazuar rezultatin, por në pjesën e dytë norvegjezët treguan superioritetin e tyre. Fillimisht ishte Leo Skiri Østigård ai që shënoi golin e tretë, ndërsa më pas një autogol i Husein vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.
Ky sukses përfaqëson fitoren më të thellë në historinë e Norvegjisë në një fazë finale të Kupës së Botës dhe jep sinjale të qarta se “vikingët” synojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë edicion të turneut.
Me një Haaland në formë të shkëlqyer dhe një skuadër që shfaqi efikasitet të lartë në sulm, Norvegjia e nis Botërorin me moral të lartë dhe me ambicie të mëdha për vazhdimin e garës.

