TRANSPORTI DETAR MBETET I KUJDESSHËM, NUK RIKTHEHET MENJËHERË LUNDRIMI NË NGUSHTICËN E HORMUZIT

TRANSPORTI DETAR MBETET I KUJDESSHËM, NUK RIKTHEHET MENJËHERË LUNDRIMI NË NGUSHTICËN E HORMUZIT

Pronarët e anijeve nuk pritet të rifillojnë menjëherë kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht njoftimeve për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit për uljen e tensioneve.

Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë japoneze Mitsui OSK Lines, Jotaro Tamura, industria e transportit detar kërkon prova konkrete të stabilitetit në terren përpara se të rikthejë plotësisht lundrimin në këtë korridor strategjik.

Në një intervistë për Financial Times, ai theksoi se vetëm marrëveshjet politike nuk janë të mjaftueshme, nëse nuk shoqërohen me përmirësim real të sigurisë, duke vlerësuar se mund të duhen të paktën dy javë deri në një muaj për normalizim të situatës.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, si dhe mallra strategjike si alumini dhe ureja.

Donald Trump ka deklaruar ndërkohë se anijet me naftë kanë filluar të lëvizin sërish në rrugë të sigurta detare, duke theksuar se disa korridore janë tashmë të mbrojtura. Megjithatë, drejtues të industrisë paralajmërojnë se besimi i plotë do të rikthehet vetëm pasi stabiliteti të verifikohet në praktikë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *