Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër – Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një fuoristradë. Përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

