LOJTARI SHQIPTAR DREJT TRANSFERIMIT TE PADOVA NË SERIE B

LOJTARI SHQIPTAR DREJT TRANSFERIMIT TE PADOVA NË SERIE B

Sulmuesi i talentuar Stiven Shpendi, i cili ishte një nga emrat më të përfolur të merkatos verore pas paraqitjeve të mira me Empoli FC, pritet të ndryshojë skuadër në mënyrë të papritur.

Sipas raportimeve të “Sky Sport”, lojtari është shumë pranë kalimit te Calcio Padova, skuadër e cila po planifikon të blejë kartonin e tij nga Empoli.

Një rol të rëndësishëm në këtë lëvizje raportohet të ketë trajneri Antonio Calabro, i cili pritet të marrë drejtimin e Padovës dhe e ka kërkuar Shpendin si një nga përforcimet kryesore të projektit të ri.

Raportohet se marrëdhënia e mirë mes sulmuesit dhe trajnerit, e krijuar gjatë periudhës së huazimit te Karrareze, ka ndikuar ndjeshëm në këtë vendim, duke e afruar gjithnjë e më shumë një marrëveshje përfundimtare.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *