EGNATIA RIKTHEN NË SKUADËR MBROJTËSIN PAS TRE VITESH

EGNATIA RIKTHEN NË SKUADËR MBROJTËSIN PAS TRE VITESH

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit Alessandro Kacbufi, një emër i njohur për rrogozhinasit, i cili ribashkohet me skuadrën pas tre vitesh largimi.

Kacbufi ka qenë pjesë e ekipit në sezonin historik kur Egnatia Rrogozhinë fitoi për herë të parë Kupën e Shqipërisë, duke lënë gjurmë në atë sukses të rëndësishëm për klubin.

Pas largimit nga Egnatia, qendërmbrojtësi ka vijuar karrierën e tij te Erzeni, Flamurtari dhe së fundmi Kastrioti, përpara se të rikthehej sërish në Rrogozhinë.

Në njoftimin zyrtar, klubi e ka mirëpritur me entuziazëm rikthimin e tij:

“Me shumë kënaqësi mirëpresim sërish në familjen e Egnatias Alessandro Kacbufin, një emër i njohur për klubin dhe tifozët tanë. Mirë se u riktheve në shtëpi!”, thuhej në komunikatën e klubit.

Rikthimi i Kacbufit shihet si një shtesë e rëndësishme për repartin e mbrojtjes, teksa Egnatia vijon përgatitjet për sfidat e ardhshme të sezonit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *