Një ngjarje e rëndë është bërë publike këtë të premte në rrjetet sociale, ku një drejtues mjeti shfaqet duke tentuar me vetëdije të shtypë një qen që ndodhej në rrugë.
Pas publikimit të videos, Policia e Shtetit, përmes Komisariatit të Korçës, ka bërë identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit, ndaj këtij shtetasi ka nisur procedim penal për dëmtim të qëllimshëm të kafshës, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me qytetarë që kanë dënuar ashpër aktin dhe kanë kërkuar ndëshkimin e autorit.
