Atalanta ka vendosur të shkarkojë zyrtarisht trajnerin Rafaele Palladino, duke mbyllur kështu bashkëpunimin me teknikun italian pas një periudhe të vështirë për klubin.
Sipas raportimeve, konfirmimi i pasuesit të tij është vetëm çështje kohe, pasi klubi ka arritur marrëveshje me Maurizio Sarri-n. Ish-trajneri i Lazios pritet të marrë drejtimin e skuadrës bergamaske në ditët në vijim.
Fillimisht ishte menduar një zgjidhje me marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Palladinon, por zhvillimet e fundit kanë përshpejtuar procesin dhe kanë hapur rrugën për emërimin e Sarrit.
Me këtë ndryshim, edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, do të ketë një trajner të ri në stol për sezonin e ardhshëm. Sezoni i kaluar për Atalantën u konsiderua i vështirë, me luhatje të dukshme në rezultate dhe performancë.
