PEZULLIME NË POLICINË E SHKODRËS PAS ZBULIMIT TË MIJËRA BIMËVE KANABIS NË VELIPOJË

PEZULLIME NË POLICINË E SHKODRËS PAS ZBULIMIT TË MIJËRA BIMËVE KANABIS NË VELIPOJË

Policia e Shtetit ka marrë masa disiplinore ndaj disa drejtuesve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas zbulimit të një sasie të madhe bimësh narkotike në zonën e Velipojës.

Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, janë konstatuar të kultivuara 7,446 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të disa funksionarëve lokalë të policisë, konkretisht:

  • Kryekomisar Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër
  • Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë
  • Inspektor Samet Kadroji, Ndihmës/specialist SPZ, përgjegjës për zonën ku u gjetën bimët narkotike

Gjithashtu, ndaj dy punonjësve të tjerë të strukturave të kontrollit të territorit ka nisur procedurë hetimore disiplinore, pa masë pezullimi.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të kultivimit të lëndës narkotike në këtë zonë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *