ILIR BEQAJ KËRKON PUSHIMIN E GJYKIMIT PËR “STERILIZIMIN”/  “NUK KAM VJEDHUR”

ILIR BEQAJ KËRKON PUSHIMIN E GJYKIMIT PËR “STERILIZIMIN”/  “NUK KAM VJEDHUR”

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar pushimin e çështjes që po zhvillohet ndaj tij në lidhje me dosjen “Sterilizimi”.

Gjatë seancës dhe në deklarimet përpara gjykatës, Beqaj ka mohuar akuzat, duke këmbëngulur se nuk ka kryer vjedhje dhe duke kërkuar përjashtimin e një pjese të provave të paraqitura nga SPAK.

Ai ka vënë në dyshim vlefshmërinë e provave digjitale, përfshirë emailet dhe komunikimet elektronike, duke ngritur pikëpyetje mbi laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme.

“Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tri herë avokati im ka pyetur nëse është i akredituar. BKH thotë: kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje”, është shprehur Beqaj.

Ai ka argumentuar gjithashtu se akuza për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” nuk është e qartë në përcaktimin e sjelljes së ndaluar, duke ngritur pretendime për mungesë të parimit të ligjshmërisë në Kodin Penal.

Sipas Beqajt, si ministër ai nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë në faturime apo në firmosje pagesash, duke shtuar se ligji, sipas tij, nuk përcakton qartë përgjegjësinë në mënyrën si është ngritur akuza.

Ai ka shtuar se konceptimin e veprës penale të “vjedhjes” e ka gjetur të trajtuar ndryshe në kode të mëparshme penale, duke përmendur edhe periudhën e Kodit Penal të kohës së Zogut.

Beqaj gjykohet i veçuar në GjKKO, pasi bashkëpandehurit e tjerë në dosje i janë nënshtruar një gjykimi me procedurë të shkurtuar.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *