Nis peticioni “Rama Out”, synohen mbi 1 milion firma për ndryshim politik në Shqipëri

Nis peticioni “Rama Out”, synohen mbi 1 milion firma për ndryshim politik në Shqipëri

Një peticion i ri online me emrin “Rama Out” është lançuar në internet, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të firmosin në mbështetje të një nisme që kërkon ndryshim politik dhe më shumë llogaridhënie nga qeveria. Sipas platformës së dedikuar për këtë fushatë, objektivi i nismëtarëve është mbledhja e 1,000,001 firmave.Në faqen zyrtare të peticionit, qytetarët ftohen të shprehin mendimin e tyre përmes firmës online, me mesazhin se “ndryshimi nis nga ne” dhe se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet kur ata mendojnë se vendi ka nevojë për një drejtim tjetër.Organizatorët e nismës theksojnë se peticioni synon të krijojë një lëvizje qytetare për të kërkuar më shumë transparencë, vendimmarrje të menjëhershme për çështjet që prekin vendin dhe një plan të qartë për të ardhmen e Shqipërisë. Në seksionin “Kërkesat tona”, platforma rendit tre pika kryesore: vendimmarrje të menjëhershme, transparencë me qytetarët dhe një vizion të qartë për të ardhmen e vendit.Sipas faqes, firmosja mund të kryhet pa krijuar llogari dhe organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që, përveç nënshkrimit, të shpërndajnë peticionin në rrjetet sociale për të rritur mbështetjen ndaj kësaj nisme.Peticioni është i aksesueshëm online dhe mbetet për t’u parë se sa mbështetje do të arrijë të mbledhë në ditët dhe javët në vijim, në një periudhë kur debatet politike dhe qytetare në vend vijojnë të jenë të forta.

https://ramaout.com/

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *