Paris Saint-Germain fitoi për herë të dytë radhazi UEFA Champions League, duke mposhtur në finale Arsenal pas penalltive, në një ndeshje dramatike që përfundoi 1-1 pas 120 minutave lojë.
Finalja e zhvilluar në Budapest solli jo vetëm emocion në fushën e lojës, por edhe vëmendje në tribunat e stadiumit, ku u vunë re disa figura të njohura të botës së showbiz-it dhe muzikës.
Mes tyre ishte edhe influencuesja Briana Anderson, e cila u pa duke ndjekur ndeshjen në shoqërinë e reperit të njohur Travis Scott.
Prania e tyre së bashku ka nxitur diskutime dhe spekulime në rrjetet sociale mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre, ndërsa në internet është komentuar gjithashtu fakti që Briana Anderson u shoqërua me fat për skuadrën franceze, e cila arriti të ngrejë trofeun e madh europian.
PSG konfirmon kështu dominimin e saj në futbollin evropian për sezonet e fundit, duke ruajtur titullin më prestigjioz të klubeve në kontinent.
