TË TJERA DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHËNGJIN

TË TJERA DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHËNGJIN

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditë e djeshme në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj janë përfshirë nga rrymat e forta detare dhe dallgët e mëdha, duke shkaktuar një situatë tragjike.

Sipas informacioneve numri i viktimave ka shkuar në dy, ndërsa të gjithë të rinjtë e përfshirë në incident raportohet se janë shtetas shqiptarë nga Kosova.

Fillimisht u raportua se katër të rinjtë kishin hyrë në det për të notuar, por për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe rrymave të forta detare, ata janë marrë nga dallgët dhe kanë hasur vështirësi serioze për t’u kthyer në breg.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur operacionin për lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe verifikimin e gjendjes së tyre.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *