Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë përfshirë disa interpelanca me kryeministrin dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Dy interpelanca janë parashikuar me kryeministrin Edi Rama. Njëra është kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ndërsa tjetra nga deputetët e Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe Agron Shehaj.
Po ashtu, deputetët kanë kërkuar interpelanca edhe me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Gjatë seancës pritet që të diskutohen një sërë çështjesh që lidhen me veprimtarinë e qeverisë dhe politikat në fushat përkatëse, ndërsa interpelancat do t’u japin mundësi deputetëve të kërkojnë sqarime dhe përgjigje nga anëtarët e ekzekutivit.
Seanca pritet të shoqërohet me debate mbi temat e ngritura nga opozita dhe përfaqësues të forcave të tjera politike në Kuvend.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 1.6.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
6. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.
7. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Gjin Gjoni.
8. Interpelancë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, për sigurimet shoqërore”.
10. Projektligji “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
