Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Durrës-Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke dalë më pas nga rruga dhe duke përfunduar në kanalin anësor.
Si pasojë e përplasjes, janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për dhënien e ndihmës së parë dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.
Autoritetet po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
