Puntata e fundit sezonale e emisionit investigativ Report ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi ishte paralajmëruar një hetim i thelluar mbi botën e arbitrimit në futbollin italian.
Në fokus të materialit pritej të ishte dëshmia e ish-arbitrit Paskuale De Meo, i cili ka gjykuar ndeshje gjatë periudhës 2013–2024. Megjithatë, pjesa e dedikuar arbitrimit nuk është transmetuar në ekran.
Gjatë emisionit është shfaqur vetëm një investigim mbi mekanizmat e merkatos së futbollit, ndërsa intervista e De Meos dhe segmenti i lidhur me arbitrimin janë hequr plotësisht nga transmetimi final.
Arsyet e mungesës së këtij materiali nuk janë bërë ende zyrtare, ndërsa rasti ka ngjallur diskutime dhe interes në publik, duke qenë se tema e paralajmëruar kishte ngjallur pritshmëri të larta për zbulime në sektorin e arbitrimit në futboll.
