Triumfi i PSG-së në finalen e Ligës së Kampioneve ka sjellë festë të madhe mes tifozëve parizienë, jo vetëm në stadium dhe rrugët e qytetit, por edhe në rrjetet sociale.
Pas suksesit historik të një viti më parë, kur skuadra franceze regjistroi fitoren më të thellë në historinë e finaleve të Champions League me rezultatin 5-0 ndaj Interit, PSG arriti të mbrojë fronin evropian duke ngritur për herë të dytë radhazi trofeun më prestigjioz për klube në kontinent.
Mes mijëra tifozëve që ndoqën finalen me entuziazëm ishin edhe Jane Mautin si dhe motrat binjake Pauline Tanton dhe Mathilde Tanton, të cilat publikuan momente nga ndjekja e ndeshjes dhe festimet pas fitores së PSG-së.
Të treja janë figura të njohura në rrjetet sociale dhe kanë një numër të madh ndjekësish, ndërsa postimet e tyre gjatë finales tërhoqën vëmendjen e mediave dhe tifozëve.
Festa për suksesin e PSG-së vijoi gjatë gjithë natës, me tifozët që kremtuan një tjetër arritje historike të klubit francez në arenën evropiane.
