Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për pesë të pandehurit e dosjes së njohur si “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg.
Për Armando Ndrecën, vëllanë e ish-deputetit socialist Eduart Ndreca, prokuroria kërkoi dënim me 15 vite burgim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 10 vite.
Për Elvis Ndrecën, i lidhur familjarisht me deputetin, u kërkua dënim përfundimtar me 6 vite burg. Ndërkohë, për ish-efektivin e RENEA-s, Adrian Pikli, SPAK kërkoi 7 vite burgim.
Për Deivis Bajramajn u kërkua dënimi me 8 vite burg, ndërsa për të pandehurin Edison Muçeku u kërkuan 6 vite burgim.
Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria e Posaçme, të pandehurit akuzohen për “grup të strukturuar kriminal”, “kultivim të bimëve narkotike”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”.
Çështja pritet të vijojë në gjykatë, ku do të shqyrtohet edhe vendimi përfundimtar ndaj të akuzuarve.
