Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, pranë Qafës së Qarrit. Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Benz” ka marrë zjarr gjatë lëvizjes dhe është djegur pothuajse plotësisht.Drejtuesi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, pa pësuar lëndime, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
