Modelja e njohur e platformës OnlyFans, Sophie Rain, e cila ka raportuar fitime që kanë kaluar shifrën e 100 milionë dollarëve brenda dy viteve, ka deklaruar se ka refuzuar një ofertë financiare shumë të lartë nga një sportist i njohur i NBA-së.
Sipas saj, lojtari i basketbollit i kishte ofruar rreth 15 milionë dollarë për një marrëdhënie personale, por ajo ka thënë se e ka refuzuar ofertën, duke theksuar se vendimi i saj lidhet me parimet personale.
Deklarata është bërë gjatë një transmetimi live në Instagram dhe është konfirmuar më pas edhe në një intervistë për TMZ, ku ajo ka folur për mënyrën se si ka ndërtuar karrierën e saj në rrjetet sociale dhe platformën OnlyFans.
Identiteti i sportistit nuk është bërë publik.
