SHQIPËRIA SYNON FINALEN E SUPERKUPËS SË EUROPËS 2028, FSHF KONFIRMON KANDIDATURËN

SHQIPËRIA SYNON FINALEN E SUPERKUPËS SË EUROPËS 2028, FSHF KONFIRMON KANDIDATURËN

Federata Shqiptare e Futbollit synon organizimin e finales së Superkupës së Europës për vitin 2028, ndërsa presidenti Armand Duka ka konfirmuar zyrtarisht interesin e institucionit për këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

I pyetur për këtë ambicie, Duka u shpreh: “Ku jemi për ta arritur? Zakonisht ne kur nisim, i realizojmë”, duke lënë të kuptohet se Shqipëria e sheh me optimizëm këtë kandidaturë.

Presidenti i FSHF-së e konfirmoi deklaratën në emisionin “Ndryshe” në “TAR”, ku bëri të ditur se Shqipëria është një nga vendet që ka paraqitur interes për organizimin e finales.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Shqipëria pret një finale europiane për klube. Në vitin 2022, stadiumi “Air Albania” në Tiranë priti finalen e Ligës së Konferencës, ku Roma mposhti Fejnordin.

Sipas planifikimeve, kandidatura për Superkupën e Europës i përket vitit 2028, ndërsa vendimi për organizimin pritet të merret nga institucionet europiane të futbollit në vitet në vijim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *