Divorci mes kampionit olimpik Ryan Lochte dhe ish-modeles Kayla Reid po përshkallëzohet, ndërsa konflikti i fundit lidhet me vendimin e sportistit për të nisur një kapitull të ri profesional.
Sipas raportimeve të TMZ, Lochte është emëruar ndihmëstrajner noti në Missouri State University, një lëvizje që kërkon zhvendosje rreth 15 orë larg nga Gainesville.
Ish-notari 41-vjeçar, i cili u nda ligjërisht nga Reid në mars 2025 pas shtatë vitesh martesë dhe tre fëmijëve, ka vendosur të fokusohet në karrierën e tij akademike dhe profesionale, duke u larguar nga zona ku ka jetuar më parë.
Megjithatë, vendimi i tij ka hasur kundërshtim nga ish-bashkëshortja, e cila raportohet se është e shqetësuar për stabilitetin emocional të tre fëmijëve të tyre, që janë ende të vegjël dhe të integruar në sistemin shkollor në Florida.
Sipas saj, distanca e madhe dhe një marrëdhënie më e kufizuar me babanë mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e fëmijëve.
