Paraskevas Antzas ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, duke tronditur futbollin grek dhe klubin e Olympiacos.
Sipas raportimeve, ish-mbrojtësi vuante prej vitesh nga sëmundja e rëndë ALS, një sëmundje progresive që dëmton qelizat nervore dhe çon në paralizë të muskujve. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar së fundmi, duke sjellë ndarjen nga jeta në spitalin e Dramës.
Antzas ishte një nga mbrojtësit më të spikatur të brezit të tij, duke fituar 7 tituj kampionë dhe 3 Kupa me Olympiacos. Ai ka regjistruar gjithashtu 26 paraqitje me Kombëtarja e Greqisë dhe ka qenë pjesë e skuadrës në UEFA Euro 2008.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga bota e futbollit.
