AC Milan po përjeton një tronditje të madhe në strukturat drejtuese, pas dështimit për t’u kualifikuar në UEFA Champions League.
Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, klubi kuqezi ka vendosur të ndërmarrë një riorganizim të plotë, duke larguar katër figura të rëndësishme të menaxhimit dhe stafit teknik.
Mes emrave që pritet të largohen janë CEO Giorgio Furlani, shefi i skautizmit Geoffrey Moncada, trajneri Massimiliano Allegri, si dhe drejtori sportiv Igli Tare.
Ky ndryshim i thellë vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese në kampionat, duke sinjalizuar nisjen e një epoke të re në klubin milanez.
