Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën prej 26 lojtarësh të ftuar për FIFA World Cup 2026, duke shënuar një vendim historik në përbërjen e skuadrës.
Trajneri Luis de la Fuente ka zgjedhur të mos përfshijë asnjë futbollist nga Real Madrid, për herë të parë në një Botëror, duke thyer një traditë të gjatë të përfaqësimit të klubit mbretëror në përfaqësuesen spanjolle.
Në listë janë përfshirë emra të njohur si Nico Williams, i cili pritet të jetë gati për ndeshjet e qershorit pas një dëmtimi.
Ky vendim shihet si një ndryshim i rëndësishëm në filozofinë e përzgjedhjes së skuadrës, pasi Real Madrid ka qenë tradicionalisht një nga bazat kryesore të “La Furia Roja”.
