Gennaro Gattuso është zyrtarisht trajneri i ri i SS Lazio, duke u rikthyer kështu në Serie A.
Sipas raportimeve të Sky Sport, tekniku italian ka arritur marrëveshje të plotë me klubin kryeqytetas pas përfundimit të aventurës së tij me kombëtaren e Italisë.
Gattuso ka firmosur një kontratë dyvjeçare me bardhekaltrit, duke marrë drejtimin e skuadrës në një moment kyç për projektin sportiv të klubit.
